“Procesi zgjedhor s’duhet politizuar”, ambasadori gjerman reagon për moscertifikimin e Listës Serbe

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas zhvillimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku është refuzuar certifikimi i subjektit politik Lista Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në një postim në BlueSky, Rudolph shprehu zhgënjimin e tij ndaj sjelljes së disa anëtarëve të KQZ-së, duke theksuar se proceset zgjedhore duhet të mbahen larg ndikimeve politike.
“Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që refuzuan ta certifikojnë Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme”, shkroi ai.
Ambasadori shtoi se institucionet zgjedhore duhet të garantojnë profesionalizëm dhe paanshmëri në përgatitjen e zgjedhjeve.
“Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të aktorëve politikë”, theksoi ai në reagim.
Ndryshe më 2 vota pro, dy kundër dhe 7 abstenime, KQZ ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. /Telegrafi/
I regret the obstructive behaviour by some members of the Central Election Commission in refusing to certify Srpska Lista for the upcoming general elections.The electoral process and technical preparations for the elections must be free from political maneuverings from political actors.
— Ambassador Rainer Rudolph (@pristina.diplo.de) 3 December 2025 at 07:42







































