LAJMI I FUNDIT:

Procesi i sigurisë në Maqedoni, NATO mbështet procesin

Procesi i sigurisë në Maqedoni, NATO mbështet procesin

Zëdhënësja e Aleancës së NATO-s, Oana Lungescu, për AIM porositi se nga Maqedonia e Veriut ka mbështetje për vetingun e personave zyrtar për qëllime të sigurisë.

“NATO-ja fuqishëm e mbështet përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për mbajtje të stadardeve të sigurisë në NATO, duke përfshirë edhe kur bëhet fjalë për personelin për leje të sigurisë”, deklaroi Lungescu.

Ajo shtoi se standardet e Aleancës kërkojnë kritere specifike për pozita dhe funksione të caktuara.


“Autoritetet kombëtare janë përgjegjëse për vendosjen e procedurave personale në lidhje me lejet e sigurisë”, shtoi zëdhënësja e NATO-s.

Për detaje plotësuese rreth procedurave, përgjigjet duhet t’i japin autoritetet e Maqedonisë së Veriut, thonë nga Aleanca.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në Bruksel.

Në takim është biseduar për shumë tema si ndihma në luftën kundër pandemisë, ndihma e re mjekësore përmes Fondit për Covid-19 të Aleancës, si dhe për çështje të rëndësishme të sigurisë.