Vazhdon problemi me mbeturinat në Tetovë. Kësisoj, muaji qershor i këtij viti, pothuajse si asnjëherë më parë, është duke kaluar me probleme të mëdha rreth marrjes së mbeturinave nga pikat e grumbullit brenda qytetit. Kjo situatë haset pikërisht në pikën e grumbullimit afër Stacionit policor në Tetovës, respektivisht pranë ish shkollës së mjekësisë. Në këtë vend, përveç kontejnerëve të mbushur me mbeturina, përreth tij janë hasur edhe mbeturina të amvisërisë, mobilie, eshtra të mishit dhe tekstil. Qytetarët druajnë se nëse vijohet në këtë mënyrë me menaxhimin e mbeturinave, atëherë gjatë verës mund të shfaqen edhe epidemi të ndryshme, sepse pranë kontejnerëve hasen edhe qen endacak të cilët shkarravisin edhe më shumë mbeturinat dhe i shpërndajnë gjithandej. Se pse ka vështirësi në grumbullimin e mbeturinave zyrtarët e pushtetit lokal në Tetovë ende nuk kanë dhënë ndonjë sqarim të qartë, por është evidente se ka shumë probleme rreth bartjes së mbeturinave.
Nga Ndërmarrja publike në Tetovë thonë se problem paraqesin mbeturinat inerte apo të forta, të cilat nuk e kanë vendin në këta kontejnerë. “Sa i takon lokacionit përball arkivit, ju informojmë se aty është vendosur kontejnerë 5 tonësh, i cili bartet çdo ditë nga ana e punëtorëve të Higjienës komunale. Mirëpo, kemi problem me mbeturinat inerte që hidhen jashtë kontejnerëve. Apelojmë deri tek qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në vende adekuate që të kemi një ambient më të pastër” thotë Nazif Jashari, përfaqësues nga Ndërmarrja publike komunale në Tetovë.
Kohë më parë ishte paralajmëruar blerja e 157 kontejnerëve të rinj, të cilët do të vendosen nëpër qytet dhe vendbanime rurale për grumbullimin e mbeturinave. “Është duke u menduar që të vendosen kontejnerë nëntokësorë, të cilët do të zgjidhin këtë problem, por edhe do të lirojnë hapësirat ku janë vendosur ata dhe se kjo do të zgjidhë problemin edhe me vetëdijen e qytetarëve, që të kenë kujdes ku hedhin mbeturina, dhe kjo pritet të shihet në të ardhmen. “Tashmë janë siguruar 157 kontejnerë dhe 15 të tjerë të cilët duhet të shërbejnë për riciklimin e qelqit dhe makineri e re, me të cilën pritet të pajiset Ndërmarrja publike komunale në Tetovë e që duhet të zbusë gjendjen në teren me mbeturinat”, theksuan kohë më parë nga Komuna e Tetovës, por pa dhënë afat se kur do të fillojë blerja e këtyre kontejnerëve. Situatë e këtillë gjatë tërë këtij muaji është duke u hasur në tërë territorin e Komunës së Tetovës, kryesisht në pjesën qendrore ku hasen grumbuj me mbeturina pranë kontejnerëve. Nga Ndërmarrja publike në Tetovë për gazetën Koha shprehen se edhe pse çdo ditë mbeturinat pastrohen, megjithatë situata përsëritet për shkak të hedhjes enorme të tyre. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s’mund ta “transformojë” dialogun
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron