Problemet me shikimin mund të ndihmojnë me diagnostikimin e këtyre sëmundjeve
Problemet me shikimin mund të jenë një nga shenjat e para të problemeve me trurin që çojnë në demencës dhe Alzheimer
Një studim i ri ka zbuluar se humbja e ndjeshmërisë në shikim mund të parashikojë demencën 12 vite para diagnostikimit.
Tre studiues nga Universiteti i Loughborough-Eef Hogervorst kanë shpjeguar zbulimin e tyre në artikullin e publikuar për “Science Alert”.
Kërkimet u bazuan në studimin për disa vite të 8.623 personave të shëndetshëm. Në fund të studimit, 537 pjesëmarrës, kishin zhvilluar një formë të demencës dhe kjo i lejoi studiuesit të analizojnë faktorët që mund ta kenë paralajmëruar.
Sipas tyre, problemet me shikimin mund të jenë një nga shenjat më të hershme të problemeve me memorien që sjellin sëmundjen e Alzhemierit, por jo vetëm. Sipas tyre, para se të nisin problemet më të mëdha, zonat e trurit që kontrollojnë shikimin preken të parat.
Thënë kjo, testet në shikim mund të zbulojnë deficit para se të dalin rezultatet e memories.
Sytë luajnë një rol të rëndësishëm në sëmundje si Alzhemieri, pasi ato ndikojnë në mënyrën se se truri percepton imazhin.
Sipas studiuesve, kjo sëmundje, i bën personat që e kanë të mos dallojnë ngjyrat dhe të kenë sensivitet në kontraste. Ata kanë gjithashtu probleme me perceptimin e figurave, pasi truri i tyre nuk i skanon tiparet njësoj si një person normal.
Por nuk mungojnë as problemet me lëvizjet e syve në përpjekje për të ndjekur objekte të caktuara.
Nuk është ende e qartë nëse përmirësimi i shikimit do të ndihmonte me përmirësimin e memories, por studime të shumta po bëhen në këtë drejtim për të nxjerrë një konkluzion më të qartë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit