Mësimdhënësit janë model dhe frymëzues në çdo shoqëri, në çdo kohë, është thënë në manifestimin për shënimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit në Prizren. Në këtë organizim të Drejtorisë së Arsimit krahas vlerësimit të punës së mësimdhënësve për edukimin e brezave të rinj, janë nderuar edhe edukatorët e pensionuar.
Ceremonia ka filluar me një video të shkurtër që ka përshkruar zhvillimin e arsimit shqip në Prizren nga shkolla e parë e deri në shkollat më moderne.
Pas kësaj, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj ka vlerësuar se “çdo profesionist, në cilëndo lëmi apo në çfarëdo fushe në vend e botë, të gjithë janë produkt i arsimit”.
“Prandaj, edhe arsimi dhe mësimdhënësit kanë një vlerë të jashtëzakonshme dhe unë ende nuk jam i sigurt se a po dimë ti vlerësojmë dhe ti çmojmë realisht aq sa vlejnë”, ka thënë Totaj.
Duke uruar 7 Marsin, ai ka shprehur uratat më të mira edhe për mësimdhënësit e pensionuar, duke kërkuar që të jenë aktivë, pasi sipas tij ata “ende kanë çka me i dhanë këtij komuniteti”.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, duke vlerësuar punën e mësimdhënësve ka shprehur qëndrimin se “nuk ka çmim që e shpaguan punën e udhërrëfyesve të gjurmëve të bardha”.
“Përtej asaj si profesion, arsimi dhe mësimdhënia është mision. Prandaj mësimdhënësit janë edhe model dhe frymëzues të çdo shoqërie, në çdo kohë”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka çmuar punën e tyre, duke vënë në pah faktin se “mësimdhënësit duhet ta përgatisin individin për të ardhmen dhe për një gjë që nuk dihet se si do të jetë; mësimdhënësit duhet të shohin aftësi atje ku të tjerët vështirë se e shohin potencialin”, për të shtuar më tej se ata duhet të jenë pasqyrim pozitiv i gjithçkaje negative, “edhe atëherë kur të tjerët e përçmojnë dhe e nënçmojnë punën e tyre, e po ashtu edhe i paragjykojnë”.
Pos sipas saj pavarësisht këtyre sfidave, mësimdhënësit gjejnë forcën e brendshme për ta ruajtur integritetin dhe për të ushqyer pasionin për punën në edukimin e brezave të rinj. “Vlerat që i bartni ju, janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve”, ka thënë Veseli-Gutaj.
Krahas mësimdhënësve ajo ka uruar edhe drejtuesit e shkollave, nxënësit dhe prindërit, duke shtuar se bashkëpunimi i ndërsjellë ka ndikuar në ngritjen e cilësisë në arsim dhe në rezultatet e arritura në matjen e performancës së arsimit në tri vitet e shkuara në Prizren.
Në këtë manifestim, krahas programit artistik të nxënësve, janë transmetuar edhe videot me porositë për “7 Marsin” të ish-nxënësve të shkollave të Komunës së Prizrenit që janë profesionistë të shquar në arenën ndërkombëtare. Njëherësh është nderuar edhe mësimdhënësja e vitit, Fatime Thaçi – Berisha, derisa në hollin e Shtëpisë së Kulturës, janë ndarë mirënjohjet për mësimdhënësit pensionistë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Trump bën gati "listën e kuqe" - shtetasve të disa vendeve mund t’u ndalohet hyrja në SHBA

Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja