Edicioni i dytë i “Prizren Rock and Blues Festival” është përmbyllur gjatë fundjavës me muzikë që ka bërë bashkë moshat e ndryshme në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve. Publiku për tri netë rresht ka pasur mundësinë që të dëgjoj muzikantë të shquar të zhanreve të ndryshme të rockut dhe bluesit.
Njëjtë si publiku që ka shijuar muzikën, edhe bendet e ndryshme janë shprehur të kënaqur që kanë pasur mundësinë të performojnë në Kosovë. Madje kanë tërhequr paralele edhe me vendet e tyre, raporton Telegrafi.
Benoit Martiny nga The Benoit Martiny Band në natën e fundit të këtij edicioni ka theksuar se vjen nga Luksemburgu, që është një shtet i vogël dhe “nganjëherë të jep ndjenjën se je i izoluar”.
“Dhe kjo të bën të ndjehesh i frustruar. Dhe kur të ndiheni kështu ndoshta ju ndihmon kënga …”, ka thënë ai. Bashkë me bendin e tij, ata kanë performuar jazz-rock muzikë, që ka argëtuar publikun në fillim të mbrëmjes.
Pak më shumë energji te publiku ka sjellë Bon Jovi Experience, bendi i cili është paraqitur për herë të dytë në Prizren, me interpretimin e hiteve të grupit legjendar, si ‘Livin’ On a Prayer,’ ‘Always’, ‘It’s My Life‘, ‘You Give Love a Bad Name‘, ‘Bad Medicine‘ dhe të tjera. “Gjithmonë kënaqësi të jemi këtu. Kjo është paraqitja e jonë e dytë në Prizren. Vjet ka pasur shi, ndërsa sonte është nxehtë. Dhe po kënaqemi”, ka thënë vokalisti Tony.
Pas tyre është paraqitur kitaristi me nam botëror Frank Gambale me All Star Band, për të dhuruar tinguj mahnitës me kitarë, dhe për të sqaruar se bendi ka udhëtuar gjatë për të performuar në Prizren. Frank Gambale gjatë këtij edicioni ka mbajtur edhe një master klasë për muzikantët e interesuar, raporton Telegrafi.
Edicioni i dytë është përmbyllur me rock performancën e Bojken Lakos nga Shqipëria, që ka elektrizuar publikun më besnik deri në orët e para të ditës së diel.
Edicioni i dytë i “Prizren Rock and Blues Festival” nga kryetari i Komunës, Shaqir Totaj është vlerësuar si i suksesshëm. “Për tri netë radhazi, Prizreni jehoi me tingujt e rock-ut dhe blues-it, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për të gjithë dashamirët e muzikës. Festivali, mblodhi artistë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët performuan në skenën e madhe dhe tërhoqën mijëra vizitorë. Me përfundimin e festivalit, Prizreni konfirmon edhe një herë statusin e tij si një qendër e rëndësishme e muzikës dhe kulturës”, është shprehur ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa