Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të hapur “Prizren Fest” ka vazhduar të prezantojë programin artistik, të përbërë nga shfaqjet, punëtoritë dhe me konferencën për barazinë gjinore.
Në natën e dytë të këtij edicioni, sipas njoftimit të festivalit, para publikut në Prizren është paraqitur trupa nga Teatri Shqiptar i Shkupit me shfaqjen e titulluar “ADN”.
“Kjo shfaqje përpos lojës së mrekullueshme të artistëve nga Shkupi, njëkohësisht përmbante porosi universale për rrezikun e vazhdueshëm në shoqëritë e rrethuara me kërcënime ekzistenciale”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.
Shfaqja tjetër në “Prizren Fest” ka qenë ajo nga Teatri “Bekim Fehmiu”, respektivisht “Audienca” e autorit Václav Havel që trajton temat e autoritarizmit, burokracisë dhe censurës kundrejt dinjitetit njerëzor dhe rezistencës qytetare në shoqëritë totalitare.
“E këtë më së miri e sollën tek publiku aktorët me interpretimin e tyre brilant”, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, emocione e gjallëri ka pasur edhe në dy sheshet kryesore të qendrës historike të qytetit, në atë të Lidhjes dhe të Shatërvanit.
“Dy produksionet, njëri nga Spanja dhe tjetri nga Maqedonia e veriut, ‘Ekscentrikët’ dhe ‘Teatrosk’, me performimet e tyre në rrugë po i mahnitin qytetarët të cilët janë të shumtë që po argëtohen nga ata”, vijon njoftimi.
Atmosferë e ngrohtë, me lojëra e punime të ndryshme po jetësohet edhe në punëtorinë dramaturgjike pesë ditore, në përkujdesjen e mentores Ayla Kazaz.
“Përplot me ngjyra e buzëqeshje Prizren Fest Kids po punon për interpretimin e përrallës “Karrota e Shëndoshtë” e cila po bëhet në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake. Çdo gjë po realizohet me duart e vogla të pjesëmarrësve tanë të cilët në fund të punëtorisë do të interpretojnë rolet e tyre të caktuara”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.
Ndërkaq të martën paradite është mbajtur edhe Konferenca për barazi gjinore, ku aktivistet e aktivistët nga sektorë të ndryshëm kanë diskutuar lidhur me promovimin e të drejtave të njeriut përmes artit dhe adresimin e pabarazive gjinore.
Aty është theksuar se pabarazia gjinore në Kosovë është e shtresuar dhe atë në shumë nivele dhe se nevojitet angazhim i gjithëpërfshirës për ndërtimin e një shoqërie të barabartë, ku gratë dhe burrat mund të jetojnë me dinjitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Autostrada Biennale në edicionin e pestë ndërthur të shkuarën dhe të tashmen përmes artit bashkëkohor

Shtëpia e Vehbi Haxhiut sipas QRTK-së në Prizren do të rikthehet në shkëlqimin e saj origjinal

Drejtoria e Bujqësisë në Prizren nis hapjen e kanaleve për ujitje dhe kullim në tokat bujqësore

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës