LAJMI I FUNDIT:

Priyanka Chopra në mesin e pak të pranishmëve në ceremoninë e sivjetme BAFTA

Priyanka Chopra në mesin e pak të pranishmëve në ceremoninë e sivjetme BAFTA
(Foto: Instagram/priyankachopra)

Është mbajtur ceremonia e sivjetme e ndarjes së çmimeve nga Akademia Britanike për Film dhe Art Televiziv (BAFTA).

Edhe pse aktorët dhe filmbërësit e nominuar nuk kanë marrë pjesë në ndarjen e çmimeve, megjithatë disa personalitete të njohura kanë qenë në Londër për të shpallur fituesit.


Për shkak të pandemisë së coronavirusit, ceremonia e sivjetme është mbajtur në versionin virtual, ndërsa transmetimi i drejtpërdrejtë është bërë përmes BBC-së dhe kanalit zyrtar të BAFTA në YouTube.

(Foto: Instagram/priyankachopra)

Në tepihun e kuq kanë ecur udhëheqësit e ceremonisë, prezantuesit e çmimeve dhe disa performues që kanë interpretuar gjatë pauzës.

Phoebe Dynevor, Cynthia Erivo, Priyanka Chopra Jonas, Nick Jonas, Asim Chaudhry, Celeste, David Oyelowo etj., janë disa prej tyre. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/priyankachopra)

(Foto: Instagram/priyankachopra)

(Foto: Instagram/priyankachopra)