Shkëndija e Tetovës sonte (24 gusht) do të pres gjigantin evropian, Milan për ndeshjen e kthimit në suaza të Europa League.

Pas pritjes që ju është bërë kapitenit të Shkëndijës, Ferhan Hasani dhe trajnerit, Qatip Osmani në Milano, për t'i prezentuar trofetë dhe muzeun e futbollit në Milano, krerët e Shkëndijës kanë pritur delegacionin e A.C Milan, shkruan Telegrafi Maqedoni.


bexheti fassone 1

Pesidenti i K.F Shkëndija, Visar Bexheti me bashkëpunëtorë kanë pritur në Ecolog delegacionin e AC Milanit të përfasqësuar nga drejtori për menaxhim, Marco Fassone dhe drejtori për komunikim, Fabio Guadagdinini.

bexheti fassone 2

Përndryshe, Shkëndija sot do të luaj për nder përballë Milanit. Osmani dhe Hasani dje në konferencën për shtypin vendas kanë deklaruar se kanë mësuar shumë nga ndeshja e parë, të cilën e vlerësuan si ndeshje me rezultat jo-real. /Telegrafi/

bexheti fassone

telegrafi sport app