Sot përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, teksa deri më tani vetëm Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të parin e partisë, e me gjithë ndërrimin e liderit, sipas Arton Demhasajt nga “Çohu”, reformë e thellë në këtë parti nuk pritet të ndodh para zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021.
Rreth 800 delegatë të Partisë Demokratike të Kosovës pritet që të shtunën e 3 korrikut të zgjedhin kryetarin e tyre.
Për të fituar pozitën e të parit të PDK-së, kandidatit i duhen gjysma e votave të vlefshme.
Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se po presin kandidaturat e të interesuarve deri në fund të ditës.
“Po presim deri në fund të ditës për të zyrtarizuar kandidaturat eventuale. Deri më tani kandidaturën për kryetar partie zyrtarisht e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi”, tha Gjoshi për Telegrafin.
Pas verifikimit, Gjoshi tha se janë afërisht 792delegatë të cilët pritet të marrin pjesë në Konventë.
Mjafton vetëm një votë më shumë se kandidati tjetër, në mënyrë që të zgjidhet njëri kandidat, kurse njëjtë shkon procedura nëse ka më shumë se dy kandidat, ku shkohet në raundin e dytë.
Sa i përket kandidaturave tjera për kryetar të PDK-së, Arton Demhasaj nga “Çohu” ka thënë se informacionet janë se kundërkandidat i Memli Krasniqit do të jetë Enver Hoxhaj.
Demhasaj theksoi se nëse do të jetë garë fer dhe do të jenë këta dy kandidat, atëherë kjo është shumë pozitive pasi për herë të parë po ndodh diçka e tillë në PDK.
“Deri më tani këta dy duket se do të jenë kandidatë për kryetar partie. Nëse ka me shku kështu, që kanë me qenë të paktën dy kandidat, që ka me qenë një garë fer, atëherë për herë të parë në Partinë Demokratike të Kosovës po ndodhë një garë e tillë për lider, që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Kjo mund të konsiderohet si pozitive”, u shpreh Demhasaj për Telegrafin.
Ai u shpreh se ka shumë nevojë për një reformë të thellë në PDK, ndërkaq theksoi se reforma do të ishte një mënyrë për të ngjallur entuziazmin e elektoratit.
“Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh pasi të zgjidhet kryetari dhe sa do të ketë reformë të thellë në parti. Por, ka shumë nevojë të ketë një reformë tepër të thellë në parti dhe ajo është evidente që ka nevojë për reformë në degë edhe në nëndegë dhe kryesi e komplet sektorin e partisë, në mënyrë që me pretendu me ngjallë një entuziazëm të ri tek elektorati në parti”, tha Demhasaj.
Sipas Demhasajt, ashtu si LDK-ja edhe PDK-ja po pret që të kalojnë zgjedhjet lokale në mënyrë që të bëjnë reforma më të thella në parti, nëpër degë e nëndegë.
“Nëse krahasohet kjo me LDK-në nuk ka pasur ndonjë reformë shumë të re, pasi kemi pasur vetëm ndryshimin e liderit dhe disa anëtarëve të kryesisë, por në degë e nëndegë kanë mbetur pak a shumë të njëjtit njerëz, por tash është problematike në këto momente me konsideru se duhet një reformë e tillë sepse edhe pak kemi zgjedhjet lokale dhe këto munden me ndiku, apo me pas pasoja në zgjedhje lokale, prandaj mendoj se partitë politike si LDK si PDK janë më të rezervuara në këtë aspekt për shkak se nuk duan të prishin [punë në zgjedhje lokale, e me gjasë pas zgjedhjeve lokale mund të fillojë një proces i reformimit në degë dhe nëndegë”, theksoi ai.
Ai u shpreh se edhe qetësia që po e karakterizon opozitën tani ka lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021.
“Nëse ka me pas njerëz të e rinj në krye të partisë, kanë energji tjera dhe pritet të jenë më aktiv si parti opozitare. Por, megjithatë edhe kjo pritet me u pa për shkak se ne kemi pasur një të ri në LDK, por nuk është që kemi ndonjë ndryshim të qasjes së bërjes opozitë.
Sipas Demhasajt, opozitarizmi do të fillojë pas zgjedhjeve lokale dhe me ndyshimet e frymën e re nëpër parti, mund të kemi një opozitë më të zëshme.
“Krejt kjo qasje apo qetësie që kemi momentalisht mund të ketë lidhje në zgjedhje lokale, sepse kanë frikë që qasja që mbajnë në këtë kohë që jemi mund të ketë pasoja në zgjedhje lokale. Mendoj se pas zgjedhjeve lokale do të fillojë opozitarizmi kur kryhet zgjedhjet dhe e din që nuk mund të ketë dëm në vota në publik dhe mund të kemi një opozitë më të zëdhme e më të flakët”, tha Demhasaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Banka Popullore e Maqedonisë: Qytetarët u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët