Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) do të ndërmarrë hapa konkretë për tejkalimin e vështirësive të krijuara ditëve të fundit në sektorin e mjedrës. Krahas kësaj, MBPZHR-ja do të shqyrtojë edhe mundësinë për të ndryshuar metodologjinë e subvencionimit të këtij sektori që nga viti i ardhshëm.
Këto u tha në takimin që ministri i MBPZR-së, Nenad Rikalo pati me kryetarin e Shoqatës së Kultivuesve të Mjedrës, Sami Uka.
Rikalo theksoi se do t’i përkrah në vazhdimësi kultivuesit e mjedrës dhe u premtoi se do t’i ndërmarrë të gjitha masat për të tejkaluar krizën e shkaktuar gjatë këtyre ditëve në sektorin e mjedrës.
“Si ministri do të shqyrtojmë edhe mundësinë për të ndryshuar metodologjinë e subvencionimit të këtij sektori që nga viti i ardhshëm, ku për këtë çështje do ta krijojmë edhe një grup punues, i cili do të merret me këtë problem, me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar ditëve të fundit, pavarësisht se këta kultivues sivjet po përkrahen me nga 400 euro për hektarë të mbjellë, si dhe përmes granteve investive në vlerë prej rreth 2.5 milionë euro. Prandaj do të shohim mundësinë që këtë formë të mbështetjes ta ndryshojmë nga viti ardhshëm”, ka thënë ministri Rikalo.
Ai ka theksuar se do të pritet deri sa të bëhet grumbullimi i mjedrës këtë vit, ku do të kenë edhe të dhënat për sasinë e mbjellë të kësaj kulture bujqësore, që sipas tij në bazë të kësaj saj të vendoset edhe për mënyrën e përkrahjes së sektorit të mjedrës, në të cilin gjatë këtij viti janë paraqitur probleme.
Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës së Kultivuesve të Mjedrës, Sami Uka, falënderoi ministrin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe për përkrahjen që po i jep në vazhdimësi këtyre prodhuesve me qëllim të tejkalimit të problemeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia