Ditë më parë, Loredana Zefi publikoi këngën e re me titull "Sonnenbrille", e cila u shoqërua me videoklip.

Dhe në 24 orët e para të lansimit, kënga dhe klipi i saj janë pritur shumë mirë nga fansat.


mozziloredana (Foto: YouTube/Loredana)

Në kanalin e këngëtares në YouTube, videoja muzikore e "Sonnenbrille" ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh.

Pjesë e klipit është edhe reperi nga Kosova, Mozzik, i cili është i dashuri i Loredanës.

Kënga është prodhuar nga Miksu dhe Macloud, ndërsa videon muzikore e ka realizuar Banger Musik Films.

Në ndërkohë, në javët e fundit ka pasur thashetheme se Loredana dhe Mozzik do të bëhen prindër.

Sidoqoftë, çifti nuk e ka konfirmuar nëse janë në pritje të fëmijës së parë. /Telegrafi/