LAJMI I FUNDIT:

Pritën në kolonë për më se dy orë, derisa dilnin nga parkingu (Foto)

Pritën në kolonë për më se dy orë, derisa dilnin nga parkingu (Foto)

Lucy Rodrigues Corfield ka qenë në mesin e shumë shoferëve, që kishin lënë veturat në një qendër parkimi në Cardiff të Wales.

Ata është dashur të presin më se dy orë në radhë për të dalë prej aty, pasi ishte krijuar një kolonë e gjatë rreth 100 metra, transmeton Telegrafi.


Trafiku i dendur dhe kushtet jo të favorshme në këtë hapësirë parkimi, kanë ndikuar që të krijohet bllokada dhe të zgjasë për një kohë të konsiderueshme.

Raportohet se shumica prej shoferëve, kanë lënë veturat dhe shkuan në kafenetë në afërsi për të pushuar. /Telegrafi/