Kosova do të jetë nikoqire e Suedisë në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për eliminatoret e Kampionatit Botëror 'Katari 2022'.

Dardanët e nisën vitin 2021 me një ndeshje miqësore të fituar 4-0 ndaj Lituanisë, derisa Seudia mori tri pikë në ndeshje zyrtare ndaj Gjeorgjisë pas fitores 1-0.


Do të jetë një sfidë jashtëzakonisht interesante në stadiumin 'Fadil Vokrri', ku djelmoshat tanë do të synojnë të shkaktojnë befasi.

Por trajneri Bernard Challandes ka disa mungesa për këtë takim si ajo e Amir Rrahmanit, Ibrahim Dresevic, Herolind Shalës, Arijanet Muric dhe së fundmi Valon Berishës.

Kjo ka detyruar trajnerin zviceran që t'i bëjë disa ndryshime në formacion për këtë sfidë.

kosova fitore  1

Në portë pritet të jetë përsëri kapiteni Samir Ujkani, derisa Florent Hadergjonaj ndodhet në krahun e djathtë e Benjamin Kololli rikthehet në të majtin.

Në qendër të mbrojtjes pritett ë vazhdoj të luaj Mërgim Vojvoda së bashku me Fidan Alitin në mungesë të Ibrahim Dresevic për shkak të kartonëve.

Hekuran Kryeziu do të jetë lider në mesfushë, derisa vendin e Valon Berishës të lënduar do ta zë Idriz Voca.

Katërshja ofensive nuk pritet të ndryshojë, me Milot Rashicën, Bersant Celinën e Arbër Zenelin që do t'i japin ndihmë Vedat Muriqit.

Në anën tjetër te suedezët nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga loja e fundit, përveç mesfushorit Albin Ekdal që nuk ia ka dalë të rikuperohet.

1001630849 scaled

Nordfeldt do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Lustig, Lindelof, Helander e Augustinson.

Në mesfushë pritet të jenë lojtarët si Kulusevski, Claesson, Olsson e Larsson, derisa dyshja e sulmit përbëhet nga Zlatan Ibrahimovic dhe Aleksander Isak. /Telegrafi/

telegrafi sport app