Komuna e Prishtinës është duke vazhduar me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në gjendje sociale.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës, thuhet se gjendja e këtyre familje është vështirësuar më shumë gjatë kohës së pandemisë, transmeton Telegrafi.


“Po vazhdojmë me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me situatë të rënduar sociale e ekonomike, e cila u është vështirësuar edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë. Prishtina vazhdimisht solidarizohet e i mbështet të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë e veçanërisht tani në këto ditë të vështira e plot sfida", thuhet në njoftim./Telegrafi/

120807449 3378089275594229 3649173182150247958 o

120842208 3378089038927586 1623506021487448596 o