Prishtinë, mungesë uji në disa zona për shkak të ndërprerjes së rrymës dhe punimeve në kanalin Ibër-Lepenc

KRU "Prishtina", ka njoftuar se për shkak të punimeve nga KEDS, sot disa zona do të mbesin pa ujë.
Në njoftim thuhet se ujë nuk do të ketë deri në ora 16:00, transmeton Telegrafi.
'Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Badoc deri në orën 16:00,si shkak i punimeve nga KEDS, pa furnizim me ujë janë Kishnica, Sushica, Badoci dhe fshatrat Janjeva e Gushterica si zonë e Lipjanit që edhe aty ka mungesë të energjisë elektrike", thuhet në njoftim.
Po ashtu ITU Shkabaj është duke trajtuar ujë me kapacitet minimal për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit si shkak i punimeve në kanal.
"Aktualisht rezervuarët janë të mbushur, por mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në Mati 1, Bregu i Diellit, Graçanica dhe Hajvalia që ndërlidhen me mungesën e energjisë elektrike në Badoc, me ç'rast atje jemi duke trajtuar ujë me gjeneratorë", vijon njoftimi.
Po ashtu për shkak të punimeve në kanalin e Ibër Lepencit, Drenasi aktualisht nuk është duke trajtuar ujë për pije. /Telegrafi/


















































