Prishtina ka mposhtur edhe në ndeshjen kthyesen Vushtrrinë, kësaj radhe me rezultat 6-0 për të kaluar në finale.

Edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në Vushtrri, kryeqytetasit kishin fituar me rezultat 2-1.


Ndeshja nisi me golin e Hasan Hysenit që shënoi që në minutën e tetë për 1-0.

342054136 2004936733182637 7210548549784932971 n

Pastaj ishte radha e sulmuesit Leotrim Kryeziu, që shënoi dy herë në minutat 16 dhe 36.

Edhe në pjesën e dytë Prishtina nuk e ndal hovin, duke shënuar fillimisht me Bujar Pllanën në minutën e 54-të.

Mërgim Pefqeli shënoi në minutën e 74-të për 5-0, ndërs agolin golin e fundit në ndeshje e shënoi Igball Jashari në penalltia për 6-0. /Telegrafi/

telegrafi sport app