Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate Expo 2023, është ky panairi i parë ndërkombëtarë për patundshmëri i cili organizohet për tri ditë radhazi në Kosovë. Ky panair do të jetë një platformë e jashtëzakonshme për kompanitë pjesëmarrëse ngase do t’ua mundësojë atyre ekspozimin e potencialit të madh të industrisë së pasurive të paluajtshme.
Ngjarja do të shfaqë një gamë të larmishme ekspozuesish, folës ekspertë, diskutim në panele, produkte e shërbime inovative, mundësi investimi, pavion të karrieres, workshope dhe trajnime. Të gjitha këto tema që do ta karakterizojnë panairin prandaj do të jenë një domosdoshmëri për këdo që është tashmë i përfshirë ose i interesuar në pasuri të paluajtshme.Pse duhet të jeni pjesë e panairit - Prishtina Real Estate Expo 2023?Arsyet e pjesëmarrjes në panair janë të shumta por ato që e veçojnë janë: produktet inovative të cilat ua mundësojnë kompanive zhvillimin e tregtisë dhe arktitekturën, mundësi inovative të orintuara nga praktika për arkitekturë moderne, pjesëmarrja e të gjitha kompanive kryesore të industrisë, mundësi mbështetëse e nivelit të lartë me fokus në praktikat aktuale, ofrimi i zgjidhjeve individuale drejtpërdrejtë me prodhuesit.
Kompanitë pjesëmarrëse Prishtina Real Estate Expo 2023: Fortis Capital, Balfin Real Estate, Alba Group, PBozhegu Brothers, Model Slovenia, Section Arcitechture, Access, Orient, Telegrafi Real Estate, Interhold, International Rezidence, Century 21, OPN, Holccman, Adriatic Project, PBC Group, Interholc dhe Majid AL Futtaim.Komponenta sociale e panairitIndividët të cilët nuk mund të paguajnë për pjesëmarrje në panair për të prezantuar pasurinë e tyre për shitje ftohen të marrin pjesë në panair pa pagesë në këtë panair. Të gjithë të interesuarit për këtë pikë mund të kontaktojnë direkt në numër telefoni: +383 44 257 – 639 .




















































