LAJMI I FUNDIT:

Prishtina nuk di për fitore, nuk arrin më shumë se një barazim te Drenica

Prishtina nuk di për fitore, nuk arrin më shumë se një barazim te Drenica

Drenica dhe Prishtina kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kampioni aktual i Kosovës ka shkuar në pesë ndeshja pa fitore, pasi pas katër humbjeve radhazi, nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Drenica, e cila nuk di për humbje në pranverë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, me vendasit për një nuancë më të mir, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta, por pa arritur të shënojnë gol.


Në fakt, vendasit e gjeten ngolin me anë të Arbios Thaçit (21′) me kokë, por ky gol u anulua shkaku i pozitës jashtë loje, ndërsa Prishtina rrezikoi me Gauthier Mankenda (30’) dhe Drenica me anë të Ermal Veliqit më vonë, por që portierët ia mohuan golat.

Në pjesën e dytë, mysafirët prishtinas ishin skuadër më e rrezikshme, më kërkuese, krijoi më shumë sesa vendasit, të cilët gjithashtu patën rastet e veta, por pa arritur ta tundin rrjetën .

Prishtina rrezikoi në minutën e 49-të me anë të Leutrim Kryeziut dhe në minutën e 72-të me anë të Bleart Tolajt, ndërsa Drenica pati rastin më të mirë me Kastriot Rexhën (67’), por shifrat mbeten të pandryshuara dhe ndeshja u mbyll me rezultat 0-0.

Pas këtij barazimi, Drenica e sheh veten në pozitën e pestë me 28 pikë, teksa Prishtina e gjashta me 25 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Drenica udhëton te Ulpiana, ndërsa Prishtina e pret Gjilanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Kalo në kategori