LAJMI I FUNDIT:

Prishtina merr fitoren e tretë, mposht Istogun

Prishtina merr fitoren e tretë, mposht Istogun

Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e tretë për këtë edicion në Prince Caffe Superligë. Prishtinasit në Rahovec kanë mundur Istogun me rezultat 70:92 (15:22, 23:19, 14:19, 18:22).

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen mirë dhe qysh në fillim krijuan epërsi prej nëntë pikësh, 6:15, derisa e fituan çerekun e parë 15:22.

Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë për të ngritur epërsinë në 27:38, por më pas istogasit hyjnë në një seri të mirë dhe afrojnë rezultatin në 38:41, sa përfundoi pjesa e parë.


Megjithatë, skuadra kryeqytetase e filloi furishëm periudhën e tretë dhe ngriti sërish epërsinë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 52:70.

Në dhjetë minutat nuk kishte ndonjë dallim të madh dhe Prishtina fitoi 70:92.

Te Istogu u dalluan Tyrese Prince me 20 pikë, nëntë kërcime dhe Arian Azemi me 11 pikë, pesë kërcime e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Derrick Wilson me 19 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime, Shaheed Davis me 18 pikë e nëntë kërcime dhe Tyson Harris me 15 pikë.

Istogu ka një fitore e tri humbje, kurse Sigal Prishtina tri fitore e një humbje.

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori