Prishtina ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në "Elbasan Arena", duke mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme finale të raundit preliminar me kampionët e Andorrës, Inter d'Escaldes.

Në stërvitje ishte pothuajse e gjithë skuadra, pasi mungon vetëm Leonit Abazi, i cili vazhdon të mbetet i lënduar. Bleart Tolaj në anën tjetër ende nuk është regjistruar, pasi afati kalimtar për futbollistë që vijnë nga jashtë fillon me 1 korrik.


Gati për ndeshje është Leotrim Bekteshi që mungoi në ndeshjen e parë shkaku i kartonëve.

206009686 285601653205841 1466401040513884589 n

Nën temperaturat ekstrem të larta, futbollistët e Prishtinës janë ambientuar shihen se janë të gatshëm për sfidën e nesërme, shkruan faqja zyrtare e klubit.

Nëse skuadra nesër arrin fitoren, do të jetë hera e dytë që kalojmë raundin preliminar pas vitit 2018 në Ligën e Evropës.

204801093 285602813205725 8627659837357559647 n

Por, kjo do të ishte hera e parë që Prishtina kapërcen një raund në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app