Përgatituni për një spektakël të vërtetë në qendër të kryeqytetit, në sheshin e ri George Bush në një organizim të vetëm dhe falas me superyjet si Elvana Gjata, Bardhi, Offchestra, Melinda, Sabri Fejzullahu dhe PINT Mc Kresha & Lyrical Son.
Prishtina Max Fest rikthehet me edicionin e tretë në Prishtinë, një bashkëpunim i ngushtë mes Max Travel dhe Komunës së Prishtinës sjell festivalin që do të ofrojë shumë aktivitete për të gjitha grupmoshat, ku në të njëjtën kohë do të jetë i hapur edhe panairi më i madh i turizmit në Kosovë duke sjellë për ju më shumë se 50 hotele nga destinacionet më të njohura të Turqisë si Antalya, Bodrum dhe Stamboll, si dhe hotele nga Egjipti dhe Dubai në një organizim të vetëm.
Prishtina Max Fest ka bërë të ditur se këtë vit, me datat 7, 8 dhe 9 Maj 2023, Max Fest do të mbahet në sheshin George Bush në Prishtinë, ku gjatë këtyre tri ditëve do të ketë një super festë për fëmijë, promovime hotelesh, oferta speciale dhe në shenjë mirënjohjeje për të gjithë do të organizohen 3 netë super koncerte me yje të estradës.
Dita e parë e festivalit Max Fest do të jetë një ditë kushtuar fëmijëve. Gjatë gjithë ditës së dielë të 7 majit në sheshin George Bush, fëmijët do të kenë mundësinë të ndjekin koncertin e fëmijëve, të argëtohen me palaqo, maskota, të pikturojnë fytyrën, si dhe të marrin pjesë në shumë aktivitete të tjera që janë përgatitur enkas për ta. Në të njëjtën kohë do të mbahet edhe panairi i turizmit, ku hotelet do të prezantohen për të gjithë qytetarët. Kjo ditë do të mbyllet me një koncert gjigant me këngëtarët më të njohur Bardhi dhe Elvana Gjata
Dita e dytë e Max Fest do të vazhdojë në sheshin George Bush, ku do të vijojë panairi dhe prezantimi i hoteleve. Pasdite do të mbahet një takim me agjentët turistikë, me përfaqësues të hoteleve nga Turqia, Egjipti dhe Dubai, aviokompanive dhe pjesëmarrës të tjerë nga fusha e turizmit në Kosovë. Mbrëmja do të kulmojë me një koncert të jashtëzakonshëm nga Offchestra dhe Melinda
Në ditën e tretë, panairi do të vazhdojë për të gjithë qytetarët, por në të njëjtën kohë, në bashkëpunim me organizatën TOKA, për të shënuar Ditën e Evropës, do të jetë një ditë e veçantë për fëmijët me shumë aktivitete, lojëra të ndryshme, turne dhe sfida për ta. Të gjithë fëmijët do të kenë mundësinë të ngjyrosin banerin unik të përgaditur enkas për ta.
Ky festival madhështor do të mbyllet në mbrëmjen e 9 majit me një super koncert nga yjet më të njohur të muzikës Sabri Fejzuallahu dhe Pint Lyrical Son&Mc Kresha.
Bëhuni pjesë e Max Fest nga data 7,8 dhe 9 Maj, Prishtina Max Fest nuk do t’ju kursej nga surprizat e tjera të përgatitura për ju.
Programi i Prishtina Max Fest 2023
7/Maj – 12:00 Hapja zyrtare e panairit dhe promovimi i hoteleve
7/Maj – 13:00 Max Fest Dita e Fëmijeve ku përgjate tërë dites do të ketë aktivitete të ndryshme për fëmije si Koncert dhe Mini Disco, ngjyrosje te fytyres, palaqo dhe akrobacione të ndryshme dhe vallezime te femijeve.
7/Maj – 15:00 Performance nga Qendra Kulturore e Komunes së Prishtines
7/Maj – 15:00 Performance nga Shkolla e muzikes Pren Jakova Prishtine
7/Maj – 20:00 Koncerti me performim Live – DJ | Bardhi | Elvana Gjata
8/Maj – 10:00 Dita II e Panairit dhe prezentimi i hoteleve
8/Maj – 17:00 Takim me agjentet turistik, hotelet nga Turqia, Egjipti dhe Dubai, kompanite ajrore dhe pjesemarres të tjerë nga fusha e turizmit në Kosovë
8/Maj – 20:00 Koncerti me performim Live DJ | Offchestra | Melinda
9/Maj – 10:00 Dita III e Panairit dhe prezentimi i hoteleve
9/Maj – 12:00 Prishtina Max Fest Dita e Evropes ku në bashkepunim me organizaten TOKA do të organizohen lojera, turnire dhe sfida për fëmijët.
9/maj – 13:00 Ngjyrosja e dhe prezentimi I banerit
9/Maj – 20:00 Koncerti me performim Sabri Fejzuallahu | Pint Lyrical Son, Mc Kresha
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht