Prishtina licencon 25 futbollistë për ndeshjet e Ligës së Evropës, Januzi dhe Bardhoku nuk lirohen nga ish-klubet

Klubi nga kryeqyteti, Prishtina ka konfirmuar se janë licencuar 25 futbollistë për garat e UEFA-s, ku Ahmed Januzi dhe Tun Bardhoku nuk janë liruar nga ish-klubet e tyre.
Prishtina ka licencuar 25 futbollistë për raundin para-eliminator kundër skuadrësn nga Gjibraltari, St Joseph’s.
Këto ndeshje do të zhvillohen të enjten më 27 qershor nga ora 20:45 dhe ndeshja kthyese më 2 korrik në Gjibraltar.
Megjithatë, klubi kryeqytetas ka treguar se nuk janë licencuar Januzi dhe Bardhoku për shkak se nuk i kanë liruar ish-klubet e tyre, Llapi, respektivisht Vëllaznimi.
Por, ata do të kenë të drejt loje për raundin e parë kundër Rangers nëse Prishtina kualifikohet tutje.
Prishtina ka falënderuar për konstruktivitet klubet e Drenicës, Dritës dhe Flamurtarin, që liruan lojtarët e transferuar në verë.



















































