LAJMI I FUNDIT:

Prishtina konfirmon largimin e trajnerit Abdulah Ibrakovic

Prishtina konfirmon largimin e trajnerit Abdulah Ibrakovic

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka konfirmuar tashmë ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin boshnjak, Abdulah Ibrakovic.

Që nga fillimi i javës është përfolur për largimin pa paralajmërim të trajnerit Ibrakovic dhe tashmë gjithçka është konfirmuar.

Është vet klubi më i trofeshëm nga Kosova që ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin boshnjak.


Abdulah Ibrakovic me largimin e tij konfirmon gjendjen e rëndë të Prishtinës
Lexo po ashtu Abdulah Ibrakovic me largimin e tij konfirmon gjendjen e rëndë të Prishtinës

Njoftimi zyrtar ka ardhur me anë të faqes së klubit në Facebook, ku thuhet se ndarje ka ardhur me marrëveshje të dyanshme.

“FC Prishtina dhe trajneri nga Bosnje e Hercegovina, Abdulah Ibrakovic e kanë ndërprerë bashkëpunimin”, thuhet ndër tjerash në postimin e kryeqytetasve.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

Faleminderit Abdulah Ibrakovic!

FC Prishtina dhe trajneri nga Bosnje e Hercegovina, Abdulah Ibrakovic e kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Klubi nga kryeqyteti dhe “timonieri” Ibrakovic janë ndarë me marrëveshje të dyanshme.

Prishtina e falënderon Ibrakovicin për kontributin e dhënë në ekip që nga 17 nëntori i vitit të kaluar.

Abdulah Ibrakovic që e udhëhoqi Prishtinën nga xhiroja e 14-të në Superligë, u largua nga klubi kryeqytetas pas ndeshjes me Ulpianën.

51-vjeçari ishte në krye të skuadrës në 26 ndeshje zyrtare në BKT Superligë dhe në kuadër të Kupës së Kosovës. Në Superligë ka arritur nëntë fitore, katër barazime dhe tetë humbje.

Sa i përket ndeshjeve për Kupën e Kosovës në rrethin e parë e ka mposhtur Besën kurse në rrethin e dytë Drenicën. Në çerekfinale e eleminoi Ballkanin dhe në gjysmëfinale u përball me Llapin, të cilin e mposhti në ndeshjen e pare, kurse në atë kthyese humbi dhe nuk arriti në finale.

Prishtinën në dy ndeshjet e radhës, ndaj Dritës dhe Llapit do ta drejtojë Debatik Curri, i cili deri më tash e ka ushtruar rolin e ndihmës-trajnerit.

Prishtina ndodhet e pesta në tebelë me 48 pikë të grumbulluara.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori