Presidentja e MCC-së përuron fillimin e instalimit të matësve të mençur të ngrohjes në 17.500 apartamente në Prishtinë

Qytetarët e Prishtinës kanë pasur sot rastin të informohen mbi procesin e detajuar të instalimit të matësve të mençur dhe funksionet e tyre, si pjesë e projektit Prishtina HeatSave, i cili synon modernizimin e sistemit të ngrohjes dhe instalimin e pajisjeve të sofistikuara të matjes së ngrohjes në banesat e Prishtinës.
Pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme ishte edhe zëvendëspresidentja e Departamentit të Politikave dhe Evaluimit në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alicia Phillips Mandaville.
Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi, me këtë rast ka thënë se në më shumë se 17.500 apartamente pritet të instalohen matësit e radiatorëve që kanë për qëllim shpenzime më të ulëta të energjisë elektrike.
“Këtu në pikën informatike të MFK-së dhe MCC-së, si dhe të Termokosit, po iu shpjegojmë qytetarëve në këto ngjarjet që po i bën qyteti i Prishtinës, se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm sa i përket investimit që po bëhet nga instalimi i matësve të radiatorëve. Ky është kodi ku ata mund të jenë pjesë e Viberit, ku marrin informata të rëndësishme, se në cilat lagje do të bëhet instalimi. Këta muajt e ardhshëm do të jenë shumë intensiv, pikërisht në 17.500 apartamente në Prishtinë do të instalohen matësit dhe mbi 80-90 mijë radiatorë do të fitojnë valvulet e reja për kontrollin e ngrohjes. Qëllimi është që ata që shpenzojnë më pak, të paguajnë më pak. Deri tash ka qenë paushall, tash e tutje do të jetë sipas shpenzimeve”, ka thënë ai.
Fondacioni i Mileniumit i Kosovës para pak ditësh ka nënshkruar “Marrëveshjen e Bashkëfinancimit” me Komunën e Prishtinës për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në ndërtesat e njohura si ‘Soliterët e Ulpianës’.
Ky aktivitet ishte pjesë e shumë aktiviteteve organizuar nga Komuna e Prishtinës për fundjavë, me rastin e Festivalit të Pranverës, ku delegacioni i MCC-së pati rastin të shijojë një moment nga shfaqjet, muzika, vallëzimi dhe ngjarjet tjera kulturore.
Ndryshe, një delegacion nga Uashingtoni, në krye me zëvendëspresidenten e Departamentit të Politikave dhe Evaluimit në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alicia Mandaville ka mbërritur sot në Prishtinë, për një vizitë zyrtare treditore në Kosovë.
Mandaville e filloi vizitën e saj me fokus në modernizimin e sistemit lokal të ngrohjes, investim ky që po bëhet i mundur përmes aktivitetit Prishtina HeatSave të MFK-së dhe MCC-së.
Gjatë vizitës në Kosovë, zëvendëspresidentja Mandaville pritet të marrë pjesë në një sërë ngjarjesh të organizuara nga MFK dhe MCC, përfshirë Konferenca e Donatorëve Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë dhe Ngjarja Përmbyllëse e Programit Gratë në Energji.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës