LAJMI I FUNDIT:

Prishtina gjatë verës pajiset me kamera sigurie (Video)

Prishtina gjatë verës pajiset me kamera sigurie (Video)
Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj vere kryeqyteti pritet të pajiset me kamera të sigurisë. Kështu ka vendosur Komuna e Prishtinës.

Qytetarët po e mirëpresin projektin në fjalë, me shpresë se në Prishtinë do të shtohet siguria.

Policia rajonale e Prishtinës vlerëson se shumë aksidente ende kanë mbetur të pazbardhura, për shkak të mungesës së pamjeve filmike.


“Nga janari i këtij viti kemi dy aksidente me pasoja fatale, si dhe 480 aksidente. Fatkeqësisht, në mungesë të kamerave, mund të gjejmë ndonjë dëshmitar okular, por nuk janë dëshmi të bollshme”, është shprehur për RTV Dukagjinin, komandanti i trafikut rajonal, Milaim Zejnullahu, përcjell Telegrafi.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se janë në procedurë të prokurimit dhe pas nënshkrimit pritet të fillojë vendosja e kamerave në hapësirat publike.

“Kemi planifikuar që nga ky vit të fillojmë me vendosjen e kamerave të sigurisë në hapësira publike. Pas proceduarave të rregullta të prokurimit, do të fillojmë të vendosim kamerat nga udhëkryqet, pastaj duke vazhduar në hapësirat tjera publike. E mira është që gjatë verës do të fillojmë me vendosjen e kamerave”, deklaroi Habib Qorri, shef i sektorit në DSHPMSH./Telegrafi/

https://youtu.be/8ysSa76GYl8

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori