LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fillon punën për Evropë, Josa thotë se do të ketë largime

Prishtina fillon punën për Evropë, Josa thotë se do të ketë largime

Prishtina i ka nisur përgatitjet për Ligën e Evropës, nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa.

Munguan Mentor Mazrekaj, Blend Baftiu (i lënduar), Abdul Bashiru (kthehet pas disa ditësh), ndërsa të gjithë tjerët ishin prezent në seancën stërvitore edhe pse jo të gjithë punuan dhe ku do të fillojnë nga nesër.

Stërvitjet vazhdojnë nesër dy herë në ditë, nga ora 09:00 dhe 17:00 po në fushën e 2 Korrikut deri të enjten dhe pas një dite pushim për festën e Bajramit, Prishtina udhëton në Banjë të Pejës.


Ndërsa, pas Ben Nash Quansah edhe Shqiprim Taipi do të rikthehet në Shkëndijë pas 4 muajsh huazim në Prishtinë.

Në anën tjetër Gentrit Dumani me marrëveshje është liruar.

Kurse, në prova ndodhet sulmuesi i ri nga Tuzi i skuadrës së Deçiç, 19-vjeçari Kristijan Vulaj.

Kryetrajneri Josa ka paralajmëruar se deri të enjten do të ketë edhe largime tjera pa marrë parasysh që do të stërviten me skuadrën, por për në përgatitjet e Banjës së Pejës do të udhëtojnë vetëm futbollistët për të cilët do të përcaktohet për ndeshjet e Evropës.

Josa: Kryesia janë munduar të mi plotësojnë gjërat ashtu siç i kam kërkuar unë

“Do të punohet në Prishtinë deri në ditën e Bajramit, e pastaj skuadra do të zhvendoset në Pejë (në Banjë) për ditët e grumbullimit që kemi për fazën, sepse stërvitjet do të jenë shumë intensive dhe duhet pushimi për t’ju krijuar lojtarëve kushte të pushimit sa më të favorshëm. Normalisht që kemi vështirësi për gjetjen e ndeshjeve miqësore, sepse është periudha shumë e keqe tani, qoftë për problemet tjera që mund të ketë një fazë përgatitore. Problemi është se do të kemi kohë shumë të shkurtët për t’u përgatitur për ndeshje të cilat siç janë Kupat e Evropës me çfarë do skuadra që na ndesh shorti. E dimë që duhet programuar shumë gjëra deri atëherë, megjithatë unë shoh mënyrën se si lojtarët vrapojnë sot në ditën e parë. Dhe shoh se i kanë zbatuar programet individuale që kanë pasur gjithsecili”.

“Megjithatë çdo gjë do të duket në vazhdimësi, sepse që nga nesër fillojnë stërvitjet dy herë në ditë dhe këta kanë pak vështirësi nga momenti që thash më lartë, sepse vështirësitë këtu në Prishtinë janë qoftë përshtatjes së terrenit, qoftë orareve, sepse nuk kemi fushë tonën në dispozicion dhe ky është në problem. Ditëve në vazhdim do të na bashkohen edhe lojtarët që kanë leje dhe të vazhdojmë me reformimin e skuadrës e cila do të më interesoj shumë, qoftë për pjesëmarrjen në Evropë, qoftë për vazhdimësinë në kampionat”.

“Për lojtarët e mirë në Prishtinë dyert janë të hapura dhe nuk kam pasur ndonjë lloj pengese nga kryesia e klubit apo presidentit që janë munduar të mi plotësojnë gjërat ashtu siç i kam kërkuar unë. Por, duhet të dimë një gjë, që gjithsecili nga lojtarët duhet të jetë koshient për vështirësitë që mund t’i ketë për të luajtur me Prishtinën në këtë periudhë. Do të ketë ende largime pavarësisht se do të stërvitin me skuadrën deri te ikja në Pejë  kur edhe do të caktohen ata që udhëtojnë dhe do të qëndrojnë me ne”, ka thënë Josa.

Në trend Sport

Më shumë
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Boks
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori