Prishtina e Re dhe Dukagjini ndahen në paqe

Prishtina e Re dhe Dukagjini kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Klinasit kanë vazhduar me rezultate pozitive duke marrë barazimin e dytë radhazi pas tri fitoreve në drejtimin e trajnerit Ndue Pergjokaj.
Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, nuk sjelli edhe aq shumë raste me të dyja skuadrat të kujdesshme dhe pas 45 minutave rezultati shënonte 0-0.
Pjesa e dytë ishte paksa me më shumë raste dhe kërkuese nga të dyja skuadrat, por përkundër se e tentuan fitoren disa herë, portat mbeten të paprekura edhe pas 90 minutave dhe ekipet u desh të pajtohen me nga një pikë.
Pas këtij barazimi, Dukagjini ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet e 10-ta me 15 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme dhe të fundit për edicionin vjeshtor, klinasit e presin Ballkanin, ndërsa Prishtina e Re udhëton te Gjilani. /Telegrafi/












































