Janë konfirmuar edhe 71 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke çuar kështu në 14 mijë e 763 numrin e personave të infektuar.

Për gjatë 24-orëve janë shëruar edhe 199 pacientë, duke çuar në 11 mijë e 784 numrin e përgjithshëm të shëruarve, transmeton Telegrafi.


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se nga virusi ka humbur jetën edhe një person, numri i viktimave ka arritur në 601.

Nga rastet e reja me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 20 raste.

Pastaj në Skenderaj 6 raste, Ferizaj 4 raste, Gjilan 4 raste.

Komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste.

Komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste.

Komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

IKSHPK bën të ditur se raste aktive vazhdojnë të jenë 2 mijë e 378./Telegrafi/

119529208 3086907578103892 3350226570350166277 n