Sipas informacioneve të fundit nga Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e shtunë, është përmbyllur pjesa më e madhe e verifikimit të rezultateve nga zgjedhjet lokale.

Deri më tani janë verifikuar rezultatet për:
• 2,499 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë komunash,
• 2,500 vendvotime për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale,
• si dhe në të njëjtat 2,500 vendvotime janë numëruar edhe votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale.


Nga 5,142 kuti votimi, që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, 4,999 kuti janë procesuar me sukses.

Sipas planit të punës, deri më tani janë përmbyllur aktivitetet në QKN-të e këtyre komunave:
E hënë: Hani i Elezit
E martë: Junik, Mamushë, Zveçan, Ranillug, Partesh
E mërkurë: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj
E enjte: Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri
E premte: Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë, Kllokot, Leposaviq
E shtunë: Gjilan, Malishevë

Aktualisht, aktivitetet e numërimit dhe verifikimit janë duke vazhduar në Prishtinë dhe Prizren, dy nga qendrat më të mëdha zgjedhore në vend.

KQZ ka bërë bërë të ditur se procesi po ecën me dinamikë të mirë dhe në përputhje me afatet e përcaktuara.

Ndërkohë, KQZ njofton se në QNR është duke vijuar dita e dytë e numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Deri të shtunën, në orën 16:00, janë numëruar:32 kuti me pakot e fletëvotimeve të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave 23 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale

Nga ora 14:00 e ditës së shtunë, në platformën e KQZ-së për rezultate 👉 https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ kanë filluar të publikohen rezultatet nga numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës.

Nga 23 kuti postare, janë tërhequr:33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit.