Prishtina dhe Kosova nikoqire të Javës Globale të Ndërmarrësisë për të 13-tin vit

Në 200 shtete të botës ka filluar “Java e Ndërmarrësisë Globale” e njohur si GEW (Global Entrepreneurship Week) me mbi 10 milionë pjesëmarrës. Kjo javë shënohet edhe në Kosovë, me mbi 30 aktivitete dhe 25 organizata e kompani pjesëmarrëse. Organizimi i kësaj jave në Kosovë mundësohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK), që edhe zyrtarisht është nikoqir i javës dhe partner i Global Entrepreneurship Network (GEN).
Ceremonia zyrtare e hapjes së #GEW2025 u organizua sot në Prishtinë, nën udhëheqjen e Kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama dhe Innovation Centre Kosovo si nikoqir zyrtar i GEW për Kosovë.
GEW filloi si lëvizje më 2007, në kohën e krizës globale ekonomike, nga administrata e ish-Presidentit Amerikan, Barack Obama.
GEW është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikë-bërës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin.
Në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës, gjatë javës 17-23 Nëntor do të organizohen mbi 30 ngjarje, nga 25 organizata e kompani partnere. GEW 2025 mbështetet nga TEB ShA, Coca-Cola HBC Kosova, dhe British Council. Telegrafi.com është sponsor medial i #GEW2025. /Telegrafi/




















































