Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë ka njoftuar se sot është evidentuar një prishje në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Migjeni”, konkretisht në gypin me diametër DN 63 mm.

Si pasojë e kësaj prishjeje, disa ekonomi familjare të kësaj lagjeje kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.


Ekipet teknike të kompanisë kanë intervenuar menjëherë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në gjendje normale.

KRU ‘Hidrodrini’ ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka bërë të ditur se është në dispozicion për çdo raportim të ngjashëm përmes kanaleve të saj zyrtare./Telegrafi/