A prishet cipa e virgjërisë nga përdorimi i tamponit?

Atyre që dëgjojnë për herë të parë për tamponin, zakonisht u vijnë në mendje pyetje si: “Ku futet tamponi”, “A mund të ngecet aty”, “A mundet të humbë aty brenda dhe të mos jeni në gjendje ta nxirrni”, etj.
Por, në mesin e këtyre pyetjeve, është edhe pyetja e shoqëruar me frikë se a humbet virgjëria si pasojë e përdorimit të tamponëve.
Fillimisht duhet pasur parasysh se virgjëria ka rëndësi të ndryshme për çdo person – për disa njerëz nuk ka rëndësi fare virgjëria, e për disa ka rëndësi të madhe.
Nëse humbjen e virgjërisë e konsideroni kur prishet cipa e virgjërisë, atëherë duhet të keni parasysh se kjo cipë është shumë e hollë dhe gjendet në pjesën e parë të vagjinës, transmeton Telegrafi.

Mbi të gjitha duhet të keni parasysh se cipa e virgjërisë (himena) nuk duhet të përdoret si metodë për të vendosur nëse dikush është e virgjër apo jo sepse disa vajza janë të lindura pa cipë fare. /Telegrafi/
















































