LAJMI I FUNDIT:

Prishën Murin e famshëm të Kinës me një ekskavator, qeveria kineze arreston dy persona

Prishën Murin e famshëm të Kinës me një ekskavator, qeveria kineze arreston dy persona

Qeveria kineze raportohet se ka arrestuar dy persona të cilët janë akuzuar se kanë përdorur një ekskavator për të shkatërruar një pjesë të Murit të Madh të Kinës.

Policia në vend arrestoi një burrë 38-vjeçar dhe një grua 55-vjeçare pasi mori një raport në fund të gushtit se dikush kishte krijuar një boshllëk në një nga strukturat më të famshme historike të Kinës, transmeton Telegrafi.

Ata donin të krijonin një rrugë tjetër tek pjesa e murit të dinastisë Ming për t’i rënë më shkurt një rruge tjetër.


Dëmtimi ka ndikuar në integritetin strukturor të asaj pjese të Murit të Madh dhe dëmi ishte aq i madh sa seksioni është “përtej riparimit”.

Incidenti ndodhi në provincën Shanxi në Kinën verilindore.

Segmentet më të hershme të Murit të Madh, që shtrihet mbi 6,437 kilometra në të gjithë Kinën, u krijuan për herë të parë në shekullin e tretë para Krishtit. Pjesët e mëvonshme u shtuan gjatë shekujve në vijim. Muri u bë një zonë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1987.

Muri i famshëm i Kinës është iu nënshtrua dëmeve të shumta viteve të fundit, nga turistët e pakujdesshëm deri te shkretëtirëzimi dhe kriza klimatike. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Kalo në kategori