LAJMI I FUNDIT:

Printi i luleve është hit absolut i këtij sezoni. Do ta adhuroni!

Printi i luleve është hit absolut i këtij sezoni. Do ta adhuroni!

Printi i këtillë çdo verë në masë më të vogël kalon nëpër gardërobë, mirëpo këtë sezon është kthyer në stil të madh

Gardëroba e lehtë në kombinim me printin e këtillë është kombinim ideal, transmeton Telegrafi.


Pa dyshim, me gjëra të këtilla të efektshme të veshjeve të gjithë do të kthejnë shikimin nga ju.

Printi i luleve duket shkëlqyeshëm në fustane, por edhe në rroba të tjera siç janë kombinezonet, fanellat dhe fundet.

Është shumë e thjeshtë t’i kombinoni, por nuk do të gaboni as nëse u bashkoni rroba ngjyrash të zjarrta.

Me të mund të bëheni kreative sado që të dëshironi dhe nuk do të gaboni.

View this post on Instagram

A post shared by Sarah | Style By Say (@stylebysay) on Jun 13, 2019 at 8:14pm PDT

Këtë verë, më shumë ngjyra.

Adhuruesit e këtij printi mund të gëzohen, sepse pritni i luleve nga koka deri te thembrat është hit i vërtetë mode.

Pos që dukeni shkëlqyeshëm, do të lini përshtypje të personit të guximshëm që nuk çan kokën për asgjë.

View this post on Instagram

A post shared by @matou.d_ on Sep 27, 2018 at 9:08am PDT

Megjithatë, nëse nuk bëni pjesë në atë grup dhe nuk jeni të gatshme për sasi të tillë lulesh, një pjesë rrobash, siç është xhaketa me lule, do të jetë po ashtu shumë efektive.

Do të freskojë çdo veshje të thjeshtë dhe paksa monotone dhe pa dyshim do të dukeni elegante. /Telegrafi/