Prindërit e Danjelit e presin çift në shtëpi

Surpriza për Danjelin ishte një klip i vendosur nga Big Brother, ku dy prindërit e tij folën jo vetëm për të, por edhe për Fotininë.
“Danjeli është shumë kërkues nga vetja dhe Fotinia është e mirë, e embël dhe lojtare e fortë. Jemi krenarë dhe e ndjekim fort dhe të duam si çift”, ishte mesazhi i tyre, duke i thënë se e presin çift jashtë e që Fotinia të bëjë punët e shtëpisë.
Danjeli, që para se të hynte në shtëpi duket se kishte porositur prindërit që të mos i bënin asnjë klip surprizë u shtang nga kjo.
Ai e pranoi këtë “porosi” që u kish lënë dhe falenderoi për surprizën.
Ndërkohë, Fotinia nuk e priste.
“Nuk e prisja dhe unë shpresoj që realisht t’u pëlqejmë, se nuk jemi lidhur vetëm për Big Brother, por jemi përputhur si të ishim jashtë Big Brother”, tha ajo.































































