LAJMI I FUNDIT:

Princi William ishte infektuar me coronavirus në fillim të këtij viti, por Pallati Mbretëror e ka fsheh prej publikut

Princi William ishte infektuar me coronavirus në fillim të këtij viti, por Pallati Mbretëror e ka fsheh prej publikut

Princi William, i dyti në radhë për fronin Britanik, doli pozitiv për coronavirus në fillim të këtij viti, por nuk iu tha publikut, sipas BBC-së.

Gazeta The Sun së pari shkroi për infektimin e Princit, duke raportuar se William i tha një “miku” se nuk po del në publik sepse “Kishte gjëra të rëndësishme që po ndodhnin dhe nuk doja ta shqetësoja askënd”.

Princi William bëri një pushim shtatë-ditor nga 9 prill deri më 16 prill gjersa mori pjesë në ceremoninë e hapjes së spitalit të Nightingale në Birmingham përmes video lidhjes.


Duka i Kembrixhit përndryshe kreu 14 angazhime telefonike dhe video në muajin prill, transmeton Telegrafi.

Princi Charles, babai i William dhe trashëgimtari i fronit britanik, doli pozitiv për coronavirus në fund të marsit dhe u izolua në Skoci.

Shoqata e Shtypit njoftoi se Pallati Kensington, rezidenca dhe zyra e William, nuk e komentoi çështjen kur u kontaktuan të dielën, por gjithashtu nuk e mohoi raportimin e mediave.

CNN gjithashtu ka kontaktuar Pallatin Kensington për koment, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Amerika
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim

Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim

Serbia
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Amerika
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Amerika
Rusët dërgojnë

Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" ​​në betejë

Evropa
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Kalo në kategori