LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk duan më të jenë anëtarë të familjes mbretërore

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk duan më të jenë anëtarë të familjes mbretërore
Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Steve Parsons - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, Harry dhe Meghan Markle kanë njoftuar se ata do të tërhiqen nga familja mbretërore, dhe do të ndajnë tani e tutje jetën e tyre midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

Në një deklaratë të lëshuar nga Pallati i Buckingham-it, çifti tha që ata planifikojnë të “krijojnë një rol të ri progresiv brenda këtij institucioni”, shkruan BBC.

Ata thanë se synojnë të “punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht”.


Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Të njëjtën gjë, çifti mbretëror që tani më nuk duan të jenë të tillë, e bënë të ditur edhe përmes një postimi të gjatë në rrjetin social Instagram:

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim këtë vit duke filluar me krijimin e një roli të ri progresiv brenda këtij institucioni. Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, ndërsa vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhështinë e saj, Mbretëreshën. Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke i siguruar familjes sonë hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri të bamirësisë”, shkruajtën Meghan dhe Harry në Instagram. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B7EaGS_Jpb9/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori