Pas publikimit të raportit të CIA-s janë shmangur edhe dyshimet e fundit: vrasja e gazetarit kritik ndaj qeverisë, Jamal Khashoggi, më 2018 në Stamboll, ka ndodhur me porosi ose të paktën me dijeninë e princit saudit Mohamed bin Salman. Ky nuk ka qenë një aksion i dalë jashtë kontrollit i një komandoje shtetërore vrasëse pa dijeninë dhe porosinë @nga lart”, sikurse është përpjekur t’i mbushë mendjen botës dhe qytetarëve të vet oborri mbretëror saudit.
Në këtë mënyrë është e qartë: MbS, siç e quan veten princi, mban përgjegjësi të plotë për një krim mizor politik në dekadën e kaluar: gazetari u fut në një kurth dhe u vra, sepse pushtetarëve në Riad nuk i pëlqente kritika e vazhdueshme që publikonte në mediat e ShBA-së.
Trupi i tij më pas me sa duket është copëtuar me sharrë dhe është djegur me acid: një vrasje e tmerrshme dhe e paimagjinueshme në “stilin e mafisë” që e ka njollosur keq reputacionin e Arabisë saudite në rajon dhe në mbarë botën. E, ajo është edhe një shkelje e rëndë e civilizimit, që nuk mund të justifikohet me asgjë e që bota nuk duhet ta pranojë kurrë.
Ndërkohë që MbS si pasues i fronit dhe si një pushtetar që sot vepron jozyrtarisht ka edhe merita, veçanërisht sa i përket një liberalizimi gradual, por të dukshëm të shoqërisë dhe një vlerësim të ndjeshëm të rolit të gruas në shoqëri. Janë të shumtë të rinjtë sauditë që shohin tek ai një figurë shpresëdhënëse dhe e nderojnë atë si një popstar.
Por, Mohamed bin Salman ka edhe një anë tjetër, që moralisht është mjaft e rëndë: Ai i ka duart të lyera me gjak. Jo vetëm me gjakun e Jamal Khashoggit, por edhe me gjakun e shumë njerëzve të tjerë të pafajshëm që kanë humbur jetën në luftën e vazhdueshme me Jemenin fqinj prej sulmeve saudite nga ajri ndaj shkollave apo shtëpive.
Presidenti i deritanishëm i ShBA-së, Donald Trump, i dinte të gjitha këto fare mirë dhe ai megjithatë e ka mbrojtur MbS-in si gjoja partnerin shembullor në Lindjen e Mesme. Pasuesi i Trumpit, Joe Biden, përpiqet tani – me ndihmën e raportit të CIA-s dhe duke theksuar veçanërisht të drejtat e njeriut – që ta izolojë politikisht Mohamed bin Salmanin dhe t’i vendosë mbi një bazë të re marrëdhëniet midis dy vendeve.
Por, Bideni është i tërhequr sa u përket sanksioneve direkte kundër princit të kurorës, i cili ndërkohë në shumë vende të BE-së është shpallur person i padëshiruar. E këtu është fare i qartë rreziku: nën MbS-in, Arabia Saudite rrezikon të vazhdojë të mbetet si një shtet pariah duke pësuar si rrjedhojë edhe dobësimin e interesave të veta. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë