LAJMI I FUNDIT:

Princi Charles me coronavirus, Mbretëresha Elizabetë në gjendje të mirë shëndetësore

Princi Charles me coronavirus, Mbretëresha Elizabetë në gjendje të mirë shëndetësore

Prince Charles ka rezultuar pozitv me coronavirus, ndërsa raportohet se Mbretëresha Elizabetë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Princi i Uells dhe gruaja e tij udhëtuan dielën në Skoci, ndërsa u testuan të hënën dhe morën rezultatet e tyre mbrëmë.


Raportohet se dalja e fundit publike e Prince Charles ishte më 12 mars, në të njëjtën ditë kur u takua për herë të fundit me nënën e tij, mirëpo, zyrtarët e Pallatit thonë se Mbretëresha Elizabetë është në gjendje të mirë.

Princi, 71 vjeç dhe gruaja e tij, Dukesha e Cornwall, 72 vjeç janë duke u izoluar në “Balmoral Castle” në Aberdeenshire të Skocisë.

“Testimet  u kryen nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Aberdeenshire, pasi plotësuan kriteret e kërkuara”, thuhen në një deklaratë të Pallatit. /Telegrafi/