LAJMI I FUNDIT:

Princesha arabe më moderne: Mënyra e saj e të veshurit të lë pa frymë, ndërsa populli i saj konsideron vulgare

Princesha arabe më moderne: Mënyra e saj e të veshurit të lë pa frymë, ndërsa populli i saj konsideron vulgare

Deena Aljuhani Abdulaziz është princeshë e Arabisë Saudite që nuk vesh as burka as hixhab

Ajo është një princeshë moderne që mban flokë të shkurtër dhe një fund edhe më të shkurtër, edhe pse është e martuar dhe ka fëmijë.


Populli i saj e konsideron atë vulgare, sepse ajo vendosi të kultivojë një stil evropian të veshjes.

Deena zotëron një butik ekskluziv D’NA, ku mund të blejnë vetëm njerëz të përzgjedhur. Ajo zë vendin e nderit në revytë e modës, sepse të gjithë e dinë që princesha Dina ka shije të mirë mode, transmeton Telegrafi.

Ajo është e martuar me princin Nasser bin Abdulaziz Al Saud të Arabisë Saudite dhe çifti ka tre fëmijë: një vajzë dhe dy djem binjakë.

Si fëmijë, ajo shoqëroi të atin në udhëtime midis vendeve të Lindjes së Mesme dhe Shteteve të Bashkuara, dhe më vonë studioi në disa universitete amerikane.

Ajo refuzoi hixhabin dhe, ndryshe nga gratë e tjera të monarkëve dhe princërve, ajo është gjithashtu një grua e suksesshme biznesi dhe një figurë me të vërtetë me ndikim në botën e modës. Për dy vjet radhazi, Lartësia e Saj është në listën me ndikim të BoF 500 (lista e 500 personave që përcaktojnë vektorin e industrisë globale të modës, sipas The Business of Fashion).

Dina ishte një nga të parat që theu stereotipin se zonjat arabe, me burime të tepërta financiare, vuajnë nga mungesa e shijes.

– Gratë në Arabinë Saudite janë kujdesur për modën që nga fundi i viteve gjashtëdhjetë dhe kanë blerë pjesë unike të modës. Nuk flasin për këtë, nuk ua tregojnë të tjerëve, nuk bëjnë foto sepse konsiderohet vulgare – tha ajo një herë.

Gjithashtu, dashuria e saj për modën e çoi deri në postin e redaktores së “Vogue” arabisht, por ajo u largua nga posti vetëm dy vjet më vonë, sepse “nuk donte të bënte kompromise me një botues që nuk i kuptonte idetë e saj”.

/Telegrafi/