LAJMI I FUNDIT:

Prilli, muaji më i nxehtë në Kosovë në 80 vitet e fundit

Prilli, muaji më i nxehtë në Kosovë në 80 vitet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë pesë ditëve vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Sipas institutit, në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat gjatë javës vende-vende do të sjellin riga lokale të shiut, derisa në fundjavë pritet të ketë reshje të intensitetit mesatar dhe lokalisht të lartë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 13m/s. Indeksi UV mbetet akoma i lartë, në shkalën e rrezikut. Nesër është dita e fundit e muajit prill. Ky muaj krahasuar me prillet e së paku 80 viteve më parë, del të jetë më i nxehti”, thuhet në njoftimin e institutit.


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori