LAJMI I FUNDIT:

Prifti serb paralajmëron për rrezikun e ndarjes së Kosovës: Të ndërhyjë Amerika dhe BE-ja

Prifti serb paralajmëron për rrezikun e ndarjes së Kosovës: Të ndërhyjë Amerika dhe BE-ja

Prifti ortodoks serb, Sava Janjiq, i cili shërben në Manastirin e Deçanit, ka paralajmëruar për rrezikun e  ndarjes së Kosovës, përmes një inskenimi të dhunës në veri të vendit. Ai shpreson se SHBA dhe BE do të parandalojnë individët dhe grupet e papërgjegjshme që të provokojnë dhunën, duke thënë se liderët politikë nga të dyja palët, në Beograd edhe në Prishtinë duhet të marrin përgjegjësinë për dialog paqësor.

Prifti serb ka thënë se “në Kosovë po qarkullojnë informacione të ndryshme të rrezikshme, duke përfshirë atë në lidhje me një skenar të dakorduar të incidenteve në veri të Kosovës, që do të shkaktonte reagime nga të dyja palët dhe që do të krijonte një ndarje faktike në terren”, shkruan Telegrafi.


“KFOR-i pohon se është i vendosur të parandalojë dhunën,  por ekziston shqetësimi në mesin e njerëzve. Është shumë e rëndësishme që këto lajme shqetësuese të demantohen me përgjegjësi nga të gjitha palët dhe me obligimin e dyanshëm për një dialog paqësor”, thotë prifti serb, në një postim në Facebook.

Më tej, Janjiq thotë se “fuqimisht shpresoj  që bashkësia ndërkombëtare, veçmas Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, do të parandalojnë individët dhe grupet e papërgjegjshëm nga të dyja palët, që  të provokojnë dhunë në të cilën do të pësonin njerëz të pafajshëm dhe monumente të vlefshme historike dhe kulturore, sikurse në trazirat e vitit 2004”.

“Për Kosovën dhe rajonin kjo do të ishte një hap i tmerrshëm prapa. Dialogu duhet të kthehet në garantimin e sigurisë për të gjithë njerëzit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, tha ai.

Prifti serb gjithashtu ka thënë se “liderët politikë nga të dyja palët, në Beograd edhe në Prishtinë, duhet të hedhin poshtë dhe demantojnë me vendosmëri  zërat për një ndarje eventuale territoriale nëpërmjet dhunës së supozuar spontane dhe të marrin obligim për një dialog paqësor,  për aq kohë sa do të zgjas ai. Përndryshe, ata do të mbajnë përgjegjësi të madhe politike dhe morale”.

Për të arsyetuar rrezikun e ndarjes së Kosovës, prifti serb në një postim tjetër në Facebook, ka treguar se serbë jetojnë në pjesët e tjera të Kosovës dhe sa është numri i manastireve, objekteve të tjera të trashëgimisë kulturore serbe dhe numri i klerikëve fetarë ortodoks serbë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori