LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet programi shtetëror ‘Sport në Shkolla’

Prezantohet programi shtetëror ‘Sport në Shkolla’

Ministria e Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe me Federatat Sportive ka hartuar programin “Sport në Shkolla” përmes së cilit po krijohet mundësia që të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në Kosovë të jenë pjesëmarrës të rregullt në sport dhe aktivitete fizike.

Pjesë e këtij programi është edhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me basketbollin 3×3.

Në prezantimin e Programit kanë marrë pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Menaxherja e Projekteve, Edita Medunjanin.


Në prezantimin e së martës të programit morën pjesë ministri Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, Avni Rexha, përfaqësues nga MASHTI, krerët e FSSHK-së, drejtorët e DKRS-ve të komunave të Kosovës, drejtorët dhe përfaqësuesit nga drejtoritë përkatëse komunale për sport dhe arsim, po ashtu përfaqësues të Departamentit të Sportit.

Ministri Çeku theksoi vizionin e Qeverisë për sportin dhe hapat konkret të ndërmarrur për fuqizimin e mëtejmë të sportit elitar, si trefishimi i mbështetjes financiare të sportit garues, krijimi i standardeve të reja për zhvillimin e veprimtarisë sportive përmes reformës së kornizës ligjore si dhe prioritizimi i mbështetjes së organizimit të ngjarjeve sportive ndërkombëtare në Kosovë me qëllim të shndërrimit të sportit në sektor me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.

Dren Marseli, menaxher i programit “Sport në Shkolla” shpalosi komponentët që do të zbatohen në vitin shkollor 2023/2024, ku rreth 10300 nxënës të 23 komunave do të kenë mundësinë të jenë aktiv në aktivitetet sportive të përfshira në program.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Përfaqësueset
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori