LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet platforma e turizmit B2B nga Max Travel

Prezantohet platforma e turizmit B2B nga Max Travel

Në Hotel Sirius është prezantuar platforma e shitjes së arazhmaneve tek bizneset nga Max Travel.

Në këtë ngjarje gjithashtu u prezantuan shumë hotele nga Stambolli të cilat bashkërisht me Max Travel dhuruan edhe arazhmane, tour, transfer e dhurata të ndryshme për të pranishmit.

Platforma e lansuar nga Max Travel iu mundëson agjensioneve që shesin arazhmane turistike me lehtësi të rezervojnë fluturimin, transferin dhe hotelin.

Gjithashtu do të t’ju mundësohet qytetarëve të Kosovës të marrin ofertat më të mira të arazhmaneve nga agjensionet për ti kaluar pushimet e tyre sa më mirë.

Në platformë do të kenë qasje të gjitha bizneset që shesin arazhmane për Turqi dhe së shpejti edhe për shtetet tjera.

Bizneset që dëshirojnë të kenë qasje në platformë duhet të bëjnë paraprakisht një kontratë me agjensionin “Max Travel”. /Telegrafi

Artikull i sponzorizuar