Modelja dhe blogerja e njohur Agnesa Vuthaj këto ditë është duke qëndruar në New York, me rastin e javës së modës.

Bukuroshja nga Kosova tash e një kohë është pjesë e "Flying Solo", kompani kjo e cila menaxhon dizajnerë amerikanë dhe ndërkombëtarë.


Vuthaj ka prezantuar atje koleksionin e saj më të fundit të çantave.

Prezantimi i koleksioneve pranverë/verë 2018 është bërë në lokacionin e "Flying Solo" në Soho, New York, ku edhe shiten çantat e linjës së Agnesës.

'Fashion show' ishte i regjistruar në programin zyrtar të javës së modës në New York.

Disa nga çantat e koleksionit të saj të ri, të prezantuar tashmë edhe në New York, janë reklamuar nga disa modele, teksa Agnesa i ka prezantuar përmes fotografive edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

agnesa1

agnesa2

agnesa3

agnesa4

agnesa5

agnesa6

agnesa7

agnesa8

agnesa9

agnesa10