LAJMI I FUNDIT:

Preteni: Kam pagë sa të deputetit por s’mund të bëhem milioner (Video)

Preteni: Kam pagë sa të deputetit por s’mund të bëhem milioner (Video)

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, ka  bërë të ditur se aktualisht deri më tash deklarimin e pasurisë e kanë  bërë rreth 3 mijë zyrtarë të lartë publikë, ndërsa gjithsej në listë janë 4300 prej tyre.

Preteni në një intervistë në emisionin InfoBox të  RTV Dukagjinit ka treguar edhe për rastet që kanë ngritur kallëzime penale për mos deklarim, por edhe deklarim të rrejshëm të pasurisë.


Ai tregoi për një rast të fundit se si një drejtor në Komunën e Kllokotit i komunitetit serb është dënuar me 400 euro dhe katër muaj burg si pasoj e kallëzimeve penale të ngritura nga agjencia, transmeton Telegrafi.

Preteni gjatë kësaj interviste ka treguar se si zyrtarë të lartë publik janë bërë milionerë, ndërsa ka marr shembull edhe veten se pse ai me pagën që ka nuk ka arritur që të bëhen milionerë për 10 vite sa drejton agjencinë.

Drejtori i AKK-së tha se ajo çka e befason është deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë para se të fillojnë mandatin e tyre në pozitë, pasi deklarimi i tyre i pasurisë është i lartë.

Ai bëri të ditur se ka zyrtarë të lartë që janë nën hetim sa i përket pasurisë së tyre, por nuk do bëhen publike për opinionin deri sa të ushtrohen kallëzime penale për ta.

“Sipas Kodit penal nga gjashtë muaj deri në pesë vjet është dënimi me burg, por ka edhe dënim me gjobë monetare. 2014 shënon 12 raste të kallëzimit penal,  ndërsa 2015 ka numër më të madh të rasteve por dënimet janë të ulëta. Dënimi më i fuqishëm është dënimi financiar”, tha Preteni i cili, shtoi se dënimi nga publiku do të ishte më korrekt pasi do të ndikonte në integritetin dhe në moralin e tyre si një qenie njerëzore.

Ndryshe, Preteni mandatin e përfundon në shtator të këtij viti, ndërsa ka bërë të ditur se ka nisur të kërkojë punë të re që do të nisë pasi të dorëzojë detyrën e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion më 23 shtator të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori