LAJMI I FUNDIT:

Pretendon se është Faton Hajrizi, thërret në emision: Jam në Evropë, dua garanci nga shteti që s’do të më maltretojnë

Pretendon se është Faton Hajrizi, thërret në emision: Jam në Evropë, dua garanci nga shteti që s’do të më maltretojnë
Foto: Arkiv

Me pretendimin se është Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu i Smrekonicës që prej 6 korrikut, është lajmëruar të mërkurën në mbrëmje përmes telefonit në emisionin “Debat Plus”.

Ai ka mohuar akuzat duke thënë se nuk është kriminel derisa ka kërkuar garanci nga shteti që nuk do të maltretohet nëse kthehet në Kosovë.

“Për deklarata që më kanë quajtur kriminel, nuk jam, as nuk kam qenë kriminel i popullit tim. Unë e kam vrarë rusin, por jo shqiptar. Për çështjen e Drenasit, atë punë vetëm ma kanë ngjitur mua; atë krejt tjetër kush e ka bërë dhe ata e dinë mirë kush e ka bërë”, ka thënë personi që pretendon se është Faton Hajrizi.


Ai ka vazhduar me kërkesat e tij për garanci nga shteti, duke theksuar se nuk dëshiron të përballet me maltretime dhe trajtime të këqija në burg.

“Kush më garanton mua që nuk më maltretojnë, kush më garanton mua që nuk më fusin nëpër qeli? I vetmi burg që është sjellë mirë me mua është Dubrava. Unë dua një garanci nga dikush që nuk do të më maltretojnë, që nuk do të më fusin në qeli si më kanë rrahur më parë. Kurrë nuk kam pasur si aty në Smrekonicë; i kam pasur provokimet më të mëdha dhe nuk i kam bërë asgjë askujt”, ka theksuar ai.

Personi në fjalë, gjithashtu ka theksuar se nuk ndodhet më në Kosovë dhe se ka ikur për në Evropë menjëherë pasi doli nga burgu.

“Unë nuk ndodhem në Kosovë. Atë ditë që kam dalur nga burgu, kam ecur direkt jashtë Kosovës, për në Evropë”, përfundoi Hajrizi në Debat Plus.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori