LAJMI I FUNDIT:

Pretendohet se Rusia ka kryer sulm kibernetik në Ministrinë e Jashtme çeke

Pretendohet se Rusia ka kryer sulm kibernetik në Ministrinë e Jashtme çeke

Një shtet i huaj organizoi sulmin e fundit kibernetik, që shënjestroi ministrinë e Jashtme të Çekisë, tha të martën komiteti i sigurisë së Senatit, megjithëse nuk e identifikoi vendin në fjalë, si dhe nuk paraqiti detaje për incidentin, raporton Reuters.

Më parë, e përditshmja çeke “Denik N” raportoi se sulmi kibernetik ndaj ministrisë së Jashtme kishte ndodhur në qershor, por që asnjë e dhënë konfidenciale nuk ishte komprometuar. Duke cituar tre burime, gazeta gjithashtu tha se sulmi kishte origjinën në Rusi.


Komiteti i Senatit për Çështje të Jashtme, Mbrojtjen dhe Sigurinë i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë seriozisht sigurinë në internet, duke përmendur informacione nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike dhe e Agjencisë për siguri të informacionit.

“Komiteti deklaron me shqetësim se incidenti i fundit, sulmi kibernetik kundër ministrisë së Jashtme, është kryer nga një shtet i huaj”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e Senatit.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme nuk pranoi të komentojë.

Dhjetorin e kaluar, shërbimi çek i inteligjencës, tha në raportin e tij vjetor, se shërbimet e inteligjencës ruse ishin prapa sulmeve kibernetike që synonin Ministrinë e Jashtme në vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori