Në një konferencë të gjatë të shtunën, ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh ka folur përsëri publikisht për të bëmat që ajo thotë se i kreu misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë. Ajo përsëri ka përmendur rastin e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, për të cilën tha se kishte prova të mjaftueshme të kishte dënim. Mirëpo, rasti i Tolajt ka tashmë disa muaj që ka arritur parashkrimin absolut dhe ndaj tij, përkundër deklarimeve të Bamieh, nuk ka asnjë mundësi që të hapet rasti.
Tetë vjet nga përvoja e saj rreth dy dekada si prokurore, Maria Bamieh i kaloi në Kosovë.
Për vitet e kaluara këtu, ajo foli gjerë e gjatë të shtunën, në këtë konferencë për media.
Bamieh hodhi përsëri akuza të rënda për korrupsion në EULEX, madje ritheksoi dy raste, ku sipas saj kishte prova të mjaftueshme për të pasur dënime.
“Nga këto përgjime unë dëgjova se gjyqtari francez po takohej me ndërmjetësuesit e z. Ilir Tolaj. Ata ishin takuar në Villa Gërmia me gjyqtarin Francesco Flori dhe prokuroren Jaroslava Novotna dhe unë u shkova këtyre përgjimeve në detaje. Ato të gjitha ishin të rëndësishme”, ka thënë Bamieh.
Mirëpo, këto pretendime të Bamieh për rastin Tolaj, duket se nuk do të zbardhen asnjëherë.
Rasti i ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Shëndetësisë, tashmë ka mbërritur parashkrimin absolut.
“Gjykata Supreme nuk ka kompetencë, por asnjë Gjykatë as tek ne, mirëpo as në vendet e rajonit, por edhe më gjerë në Evropë nuk ka mundësi që të veproj në rastet kur kemi parashkrim absolut të ndjekjes penale. Do të thotë me një farë forme këtu procedura ka përfunduar”, është shprehur Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme
Në raste të tilla të parashkrimit, gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi, thotë se mund të merret vetëm një veprim.
“Nëse një afat i parashkrimit është për pesë vite, apo dhjetë vite dhe nëse nuk ka vepruar gjyqtari brenda këtyre dhjetë viteve, atëherë mund të iniciohet ndonjë procedurë disiplinore eventualisht, nëse ajo lëndë është parashkru si shkak i neglizhencës në punë të atij gjyqtari”, ka theksuar Maliqi.
Vet Tolaj, të cilit iu përmend shpesh emri nga Bamieh, thotë se këto janë deklarime të përsëritura.
Ai ka drejtuar akuza të rënda drejt saj.
“Këto deklarime të saj, shumë herë të përsëritura, tregojnë se kemi të bëjmë me një persona që mendërisht është jo stabil, kurse profesionalisht është e dështuar. Në këtë gjendje, ajo gënjen opinionin public duke dashur që të paraqesë kinse e gjithë bota është kundër saj”, ka thënë Tolaj.
Në konferencën e saj, Bamieh ka akuzuar për korrupsion edhe disa prokurorë e gjyqtarë të tjerë të EULEX-it.
Hulumtuesi i lartë në KDI, Vullnet Bugaqku thotë se me këto raste duhet të merret Bashkimi Evropian.
“Unë besoj se do të ishte e udhës që Bashkimi Evropian dhe organet e BE-së të nisin procedurat hetimore në rast se kanë prova që të paktën janë bërë të bazuara për çfarëdo dyshimi që këta persona kanë kryer këso veprash gjatë ushtrimit të funksionit të tyre në Republikën e Kosovës”, është shprehur Bugaqku.
Për këtë çështje si dhe për disa tema në lidhje me deklarimet e Bamies, gjatë ditës Televizionit nuk i janë përgjigjur EULEX dhe Prokuroria Speciale./RTV Dukagjii/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Përfaqësuesit e shoqatave ekologjike në takim tek Mexhiti: Shkaqet e ndotjes dihen, po punojmë për zgjidhjen e problematikave

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe